Gazetarja zbulon të kaluarën e errët të personit që planifikonte vrasjen e Kurtit

Lajme

Gazetarja zbulon të kaluarën e errët të personit që planifikonte vrasjen e Kurtit

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 23:06
Albin Kurti

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka publikuar foton e personit i cili dyshohet se do të kryente ekzekutimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Ajo bëri me dije se personi ishte i skeduar në Kurbin, Elbasan dhe Lezhë për vrasje.

“Ky është personi që dyshohet se do kryente atentat ndaj Albin Kurtit. Unë e kam disponuar që në janar të këtij viti. Personi është i skeduar në Lezhë për vrasjen e një ish oficeri policie dhe në Kurbin për një tjetër vrasje. Është i skeduar në një dosje penale në Elbasan.

Imagjinoni po të dalin të dhënat e këtij personi cfarë ndodh me këto dosje hetimore. Minohen hetime të tëra, prandaj i bëj thirrje të gjithë kolegëve të publikojnë të dhënat e dokumentet me interes për publikun. Jo ato që nxisin konflikte sociale dhe ndihmojnë vrasës të shpëtojnë”, tha ajo në emisionin “Open” në News24.

Image
Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala dhe personi që tentoi ta vrasë Albin Kurtin
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat