“Derën hap e lë t’u pritë, veç ai në të me trokit”, vajza e Jakup Krasniqit feston ditëlindjen, poston urimin e babait

Lajme

“Derën hap e lë t’u pritë, veç ai në të me trokit”, vajza e Jakup Krasniqit feston ditëlindjen, poston urimin e babait

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 16:40
Gresa dhe Jakup Krasniqi

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa ka publikuar një urim të babait të saj, i cili ia kishte bërë sot dy vjet me rastin e ditëlindjes së saj.

“Urime ditëlindja Gresa ime! Paç shumë fat në jetë!”, i kishte uruar atë kohë ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Kransiqi vajzës së tij.

E ngjitur në publikimin e këtij urimi, Gresa ia ka bashkuar edhe një video tejet emocionuese.

E hanë bre mos u vono, çu kallëzo për mue, thuj sa net kam ndejtë në vetmi e saherë kam qa për ty…thuj se malli m’ka përvlue e askujt s’muj me i besue. Derën hap e la tuj pritë, veç ai n’të me trokit”, dëgjohen fjalët e aktorit Bislim Muçaj që Gresa i ka zgjedhur t’ia shtoi kësaj video.

Kujtojmë se më 23 shtator, Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar paraburgimin ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Kransiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat