Rritët 100% çmimi për drutë

Lajme

Rritët 100% çmimi për drutë

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 19:39
Ilustrim

ër 100% më shtrenjtë është rritur çmimi i druve, që mbeten alternativa e dytë për ngrohje pas asaj me rrymë. Qytetarët janë ankuar se nuk po ia dalin të përballojnë këto çmime duke u shprehur se nuk kanë alternativa të tjera për t’u ngrohur gjatë dimrit.

Qytetarët janë ankuar se institucionet po bëjnë shumë pak në kalimin e krizës gjatë dimrit.

I ka fëmijët e vegjël, e për t’iu siguruar atyre ngrohjen gjatë dimrit, Zejnullah Manxhollit, nga Mitrovica nuk arriti të gjejë zgjidhje as këtë të diel.

Për Manxhollin rritja e çmimit të druve është e pa përballueshme.

E qytetari tjetër Sabit Hasani thotë se drutë vitin e kaluar ishin 100% më lirë se këtë vit.

Të tjerët, që ngrohjen e sigurojnë përmes djegies së druve, ankohen se institucionet po bëjnë shumë pak për të ndihmuar qytetarët që të kalojnë krizën.

Përveç druve shumë qytetarë të tjerë ngrohjen e sigurojnë përmes peletit, çmimi i të cilit ka kapur shifrat rekorde këtë vit.

Nga 230 euro sa ishte një ton në vitin e kaluar, këtë dimër qytetarët do të duhet të paguajnë mbi 450 euro për të njëjtën sasi.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në rritjen e inflacionit gjatë muajit gusht, ka kontribuar me 6.3%. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat