Intervista që ‘trazoi’ Serbinë/ Momenti kur protestuesi shkelmon kryeredaktorin e tabloidit të Vuçiqit

Lajme

Intervista që ‘trazoi’ Serbinë/ Momenti kur protestuesi shkelmon kryeredaktorin e tabloidit të Vuçiqit

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Para ndërtesës ku ndodhet redaksia e gazetës së përditshme serbe pro-Vuçiq “Informer” është organizuar sot një protestë nga organizata “Solidariteti i Gruas” pasi mediumi në fjalë ka publikuar një intervistë me një përdhunues serik që quhet Igor Millosheviq.

Protestuesit më pas kanë hyrë në një hyrje që çon drejt redaksisë së “Informer” duke brohoritur “dilni jashtë”, “monstra”.

Gjithashtu kanë hedhur edhe vezë në hyrje të ndërtesës.

Situata ka eskaluar kur një prej protestuesve ka takuar në rrugën që çon në hyrjen e ndërtesës së ‘Informer”, kryeredaktorin Dragan Vuçiqeviç.

Protestuesi e ka shlequmuar këtë të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat