Rron Gjinovci me një analizë për tekstet e Yll Limanit dhe Noizyt

Lajme

Rron Gjinovci me një analizë për tekstet e Yll Limanit dhe Noizyt

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 16:55
Rron Gjinovci

Analisti Rron Gjinovci përmes një postimi në Facebook është shprehur i shqetësuar për tekstin e këngës “Alkool”.

Kënga është bashkëpunim i këngëtarëve Yll Limani e Noizy.

Ai tha se Noizy po vërehet që po e thotë “artificialisht” pjesën e këngës “po t’u lutna”.

“Ose osht ‘po t’lutna’ ose ‘po të lutna’, por ‘TU lutna’ s’ekziston. A po bre? Se shumë jam i shqetësum”, ka shkruar Gjinovci.

“M’falni veç pak, jashtë temës po s’kom qare pa e ngritë ni shqetësim. Te kanga e Yll Limanit osht ni pjesë ku thotë “po TU lutna”, për ma tepër edhe Noizy e thot njejtë me “TU” edhe vrehet që osht artificialisht tu e thon”, ka shkruar ai.

“A bon dikush me ma sqaru se unë kurrë në jetë në asni rajon të KS s’e kom ni “po TU lutna”. Ose osht “po t’lutna” ose “po të lutna”, por “TU lutna” s’ekziston. A po bre? Se shumë jam i shqetësum”, ka shkruar ndër të tjerash Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat