Samiti i Pragës: Pesë tema në tavolinë, marrin pjesë 27 vende të BE-së dhe 17 shtete evropiane përveç Rusisë dhe Bjellorusisë

Lajme

Samiti i Pragës: Pesë tema në tavolinë, marrin pjesë 27 vende të BE-së dhe 17 shtete evropiane përveç Rusisë dhe Bjellorusisë

Nga: F. B. Më: 4 tetor 2022 Në ora: 13:54
Praga

Samiti i Pragës që mbahet me 6 tetor, do të tubojë liderët e 44 vendeve evropiane, nuk ka deklarata të përbashkëta, do ketë disa tema në tavolinë, nga vendet evropiane nuk marrin pjesë vetëm Rusia edhe Bjellorusia, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Në Samit pritet të shqyrtohet formimi i Bashkësisë politike evropiane dhe është planifikuar dhe konfirmuar pjesëmarrja e liderëve të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe 17 shefave ë shteteve evropiane.

Ftesë kanë pranuar edhe vendet e rajonit, përfshirë Serbinë, ndërsa burime diplomatike thanë se në tavolinë do jenë të grupuara në dy tabore temat kyçe në tavolinën për “paqe edhe stabilitet” dhe atë të “energjetikës, çështjeve klimatike dhe situatës ekonomike”.

Mësohet se nuk është planifikuar të jepet deklaratë e përbashkët, as konferencë për medie.

“Pritet që kryeministri çel Petr Fijala i vetëm apo së bashku me kreun e Këshillit Evropian Sharl Mishel të japin deklaratë, propozim është që edhe vendi i ardhshëm nikoqir i samitit të jap deklaratë, ku Moldavia dhe Britania tashmë kanë shpreh gatishmëri për organizim të samitit të ardhshëm”- kanë thënë burime të “Blic”.

Në harmoni me protokollin diplomatik, puna e Samitit do përmbyllet me darkë zyrtare, ndërsa 2 orë e gjysmë janë parashikuar për takime bilaterale.

Mësohet se Bashkësia politike evropiane formalisht mund të nis punën në verën e vitit që vjen, ndërsa tashmë është edhe propozimi për tri kushtet minimale, që nuk do thotë se nuk do ketë tjera, ku kryesori për Beogradin është kushti i fundit i vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

“Harmonizimi gjep-strategjik me qëndrimin e BE-së lidhur me agresionin rus (pjesëmarrja e plotë në sanksione është pjesë e propozimit publikuar kohë më parë nga organizata më e fortë në Bruksel "Bruegel".

Po ashtu nënkuptohet se zgjerimi i BE-së do të jetë përsëri aktuale pas 2030-së, që nënkupton se të gjithë do jenë pjesë të këtij procesi, përfshirë Serbinë nëse përmbush kriteret edhe kushtet e nevojshme..

Vendosja e Bashkësisë politike evropiane në fillim të majit u propozua nga presidenti francez Makron, me qëllim rritjes së bashkëpunimit të BE-së me vendet tjera evropiane, si Ukraina, pasi qasja e saj në union nuk është reale në të ardhmen e afërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat