5 vjet nga përleshja fizike ndërmjet Milaim Zekës e Frashër Krasniqit, si ndodhi ngjarja dhe çfarë ka ndodhur me rastin?

Lajme

5 vjet nga përleshja fizike ndërmjet Milaim Zekës e Frashër Krasniqit, si ndodhi ngjarja dhe çfarë ka ndodhur me rastin?

Nga: M.L. Më: 9 tetor 2022 Në ora: 18:17
Foto nga vendngjarja

Më 29 shtator të vitit 2017, Frashër Krasniqi, atëkohë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, sot anëtar i PSD-së, kishte sulmuar fizikisht, Milaim Zekën, atëherë deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate.

Gjithë ngjarja kishte ndodhur “live” në një emision televiziv, ku pas një debati të ashpër verbal, Krasniqi nuk kishte duruar kur Zeka e kishte quajtur “kriminel” dhe e kishte goditur me grusht në fytyrë.

Çështja kishte kaluar në Gjykatë, ku bashkë me Krasniqin akuzohej edhe Zeka.

M, më 5 nëntor të vitit 2019, Frashër Krasniqi e Milaim Zeka, janë pajtuar që çështja penale e ngritur ndaj tyre, për sulmin fizik e kanosjen në studion e Klan Kosovës, të zgjidhet në procedurën e ndërmjetësimit.

Frashër Krasniqi do të pranonte e pranoi fajësinë e po ashtu do të shprehej se i vjen keq për atë që ka ndodhur.

Kurse, Milaim Zeka, do të deklaronte se nuk e kupton se për çka po akuzohet.

Në anën tjetër, para gjykatës e prokurorit, ata do të deklaronin se tanimë janë pajtuar dhe nuk kanë asnjë mosmarrëveshje mes vete.

Ngjarjen e ka kujtuar sot një qytetarë në rrjetet sociale, të cilën mund ta shihni si më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat