Analistët serb fajësojnë Lajçakun dhe presin acarim të tensioneve mes Beogradit edhe Prishtinës

Lajme

Analistët serb fajësojnë Lajçakun dhe presin acarim të tensioneve mes Beogradit edhe Prishtinës

Nga: F. B. Më: 17 tetor 2022 Në ora: 13:32
Miroslav Lajcak

Kryeministri i Kosovës Kurti ka deklaruar se marrëveshja me Serbinë duhet të arrihet sa më parë, sipas analistëve kjo është shenjë se shqiptarëve ju ngutet sepse ndjejnë se mund të humbasin mbështetjen nga fuqitë e mëdha, ndërkohë që ata fajësojnë Lajçakun se nuk është i interesuar për përparim në dialog dhe presin që mund të ketë acarim të tensioneve në dhjetë ditët që vijnë, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Lajçak që sot do qëndroj në Beograd, gjatë vizitës në Prishtinë tha se “ka një dritare mundësie për arritjen e marrëveshjes , para zgjedhjeve evropiane e amerikane në 2024".

Në pyetjen e Dutche Whelle, se “a e ka kuptuar seriozisht Kurti vërejtjen se Kosova mund të hiqet nga rendi i ditës së BE-së, nëse nuk ka marrëveshje deri në maj 2024, Kurti ka thënë se marrëveshja duhet të arrihet sa më parë.

Kurti në intervistën për medien gjermane ka cilësuar Beogradin si faktor destabilizimi në Ballakn dhe Kosovë, përmes “strukturave ilegale” në veri, duke piketuar se Serbia dëshiron të sulmoj Kosovën dhe kjo është e ndërlidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë.

Nuk kam thënë se frikësohemi ,,por të jemi të zgjuar edhe të kujdesshëm. Nuk mund të përjashtohet gatishmëria e tyre për të sulmuar Kosovën në të ardhmen” tha Kurti, duke përkujtuar vitin 1999, kur NATO evitoj gjenocidin në Kosovë.

“Pajtohem se nuk kemi kohë dhe jetojmë në kohë të paparashikuar edhe të rrezikshme, nuk jam i sigurt se kemi dy vjet për marrëveshje,,,,këtë duhet ta bëjmë sa më parë. Prandaj jam i gatshëm që të angazhohem me kreativitet dhe në mënyrë konstruktive  në bisedime në Bruksel kurdo që ftohemi. Kosova është vend demokratik e Serbia nuk është” ka thënë Kurti, duke vlerësuar raportet mes Beogradit e Prishtinës “jo normale”.

Ambasadori serb në ShBA Marko Gjuriç për “Kurir” tha se Serbia është e gatshme “edhe 100 vite të bisedohet nëse ka nevojë” dhe “çështja e Kosovës nuk do zgjidhet sipas afateve të tjerëve”.

Ish diplomati Zhivadin Jovanoviç tha se Kurtit po i ngutet me “metoda jo parimore e të padrejta” që të siguroj vend në OKB për Kosovën, sepse po kupton dobësimin e mbështetjes globale.

“Politikanëve të Kosovës ju ngutet sepse koha e bënë të veten, po ndryshojnë raportet në gjithë botën. Tash nuk është më situata si në 2008, kur me ndihmën e “prindërve” perëndimor u shpall pavarësia, as nuk është 1999, kur u okupua Kosova. Po tentojnë sa më parë Kosovës të i sigurohet karrige në OKB dhe Serbisë të i imponohet pranimi i shkëputjes. Nuk mund të afatizohet zgjidhja e statusit të Kosovës sepse kjo është nga fusha e presioneve , kërcënimeve dhe nuk duhet harmonizohet procesi për interesa të huaja. As Serbia nuk ka interes që zgjidhja të shtyhet, por që ajo të zgjidhet sipas drejtës dhe rezolutës 1244” tha Jovanoviç.

Kreu i Këshillit për Kosovë, Drecun tha se tek Kurti nuk ka afat real të zgjidhjes së çështjes së Kosovës, por ka frikë se ndërron administrata e Uashingtonit.

“Ka dëshira nga Lajçak dhe qarqe perëndimore që në situatën e re të krijuar të kryejnë presion të fuqishëm mbi Serbinë. Me qëllim që të i hiqet Putinit një argument nga dora, por frikësohen edhe ndryshimit të administratës së Uashingtonit, sepse republikanët kanë tjetër qasje me Kosovës, prandaj me deklarata të tilla duan të shtyjnë Serbinë, që të bëjë diçka sa më parë. Jemi mësuar me trika të tillë, po zgjidhim problemet një nga një, e aty janë çështja e pagjeturve, pasuria e shumë tjera” tha Drecun.

Analisti politik Dushan AJanjiç konsideron se kjo është shfaqje e të dërguarit special të BE-së Lajçak dhe se në 7 deri 10 ditët e ardhshme pret rritje të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Lajçak rrejshëm paraqitet si mik i Serbisë dhe propaganda e tij është se ai është menaxher i konfliktit. Aktualisht administrata e presidentin Biden është më mike se ai, edhe pse në politikë nuk ka miqësi, sepse Biden ka ngritur çështjen e Kosovës në rangun e prioriteteve dhe shteti ynë duhet ta shfrytëzoj këtë periudhë. Lajçak në fakt nuk do që të arrihet asgjë, ndërsa në ditët që vijnë na pret dramatizim  i situatës në terren apo vetëm në opinion” – ka thënë Janjiç për “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat