Të dyshuarin e kap kamera duke vjedhur në Ulpianë, i publikohet fytyra

Lajme

Të dyshuarin e kap kamera duke vjedhur në Ulpianë, i publikohet fytyra

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 23:28
Pamje nga video

Një vjedhje e një trotineti ka ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, e cila është evidentuar nga kamerat e sigurisë.

Pamjet e aktit, bashkë me fytyrën e të dyshuarit, janë publikuar nga faqja e komunitetit “Vrojtuesit e Lagjes”, në Facebook.

Faqja ka bërë një apel nga Policia e Kosovës që ta kap të dyshuarin, pasi që i njëjti dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera në këtë lagje.

“Përshëndetje deshta me denoncu një vjedhje e cila ka ndodhë ne Ulpianë, më saktësisht te kafet e llesnes. Shihet personi i cili pretendon se po porosit ushqim dhe kinse po shkon deri ne shitore per tu kthyer perseri dhe ne ate moment e kryen vjedhjen e Trotinetit. Personi shihet qart edhe ne fytyre. Pamjet tregojnë qe personi eshte i ngjashem me vjedhjet qe jane kryer disa dit me pare ne Ulpiane. Kosovo Police e ka mundesin e qartë tashme ta tregojë veten ne gjetjen e ketij personi te identifikuar, duke ua kthyer mjetet qe janë vjedhur ditet e kaluara, personave te demtuar dhe po ashtu duke me perfshir edhe mua ne rastin e sontem, eshte shprehur nje Vrojtues!”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat