Nga sot nis moti me shi

Lajme

Nga sot nis moti me shi

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 06:30
Foto ilustrim

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gradualisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet lokalisht të sjellin reshje të pakta shiu.

Reshjet, kryesisht do të jenë përqëndruara në pjesën jugperëndimore, perëndimore, veriperëndimore dhe atë veriore.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 45 kilometrash në orë.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 21. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat