Lideri i së djathtës ekstreme në Serbi: Brnabiç dje e njohu Kosovën

Lajme

Lideri i së djathtës ekstreme në Serbi: Brnabiç dje e njohu Kosovën

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 11:10
Ana Brnabiç

Ana Brnabiç publikisht njohu Kosovën në Berlin dhe për këtë duhet të ndiqet penalisht, deklaroi lideri i së djathtës ekstreme “Dveri” në Serbi, Boshko Obradoviç.

“Dveri”, e cila argumentoi se fakti se në kuadër të Procesit të Berlinit gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor nënshkruan marrëveshje të përbashkëta, nënkupton se Serbia e njohu pavarësinë e Kosovës.

Andaj edhe marrëveshjet e konkluaduara në Berlin, Obradoviç i sheh në kundërshti me interesat kombëtare serbe dhe njohje të vetëkuptueshme të pavarësisë së Kosovës.

Nacionalisti serb, Boshko Odraboviç, vlerësoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç “shmangu pjesëmarrjen e tij në Berlin” duke e dërguar Ana Brnabiç’in “të nënshkruajë marrëveshje skandaloze dhe tradhtare”.

“A do të vazhdojë Ana Brnabiç në këto shtigje të Berlinit dhe të shërbejë për të vënë firmën në njohjen definitive të Kosovës sipas planit franko-gjerman dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse bazuar në presionin e Brukselit, derisa Presidenti i Republikës, i cili për të tretën herë e nominon atë për shefe të qeverisë, do të skejohet për t’ia vënë fajin dikujt tjetër”, pyeti ai.

Edhe të enjten dy partitë parlamentare serbe të ekstremit të djathtë, “Dveri” dhe “Zavetnici” kanë dalur kundër marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit, ngase, siç thanë ata, fakti që janë gjashtë shtete nënshkruese të Ballkanit Perëndimor, do të thotë se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.

Nënshkrimin e vendosur në marrëveshje nga kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, këto dy parti e quajtën vetëm se edhe një hap më tutje në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Sepse, nëse gjashtë vende nënshkruajnë marrëveshje, përfshirë edhe shtetin e rremë të Kosovës, është qartë se qeveria serbe e sheh provincën tonë jugore si shtet të pavarur”, shkroi lëvizja esktremiste “Dveri”.

“Zavetnici” i bëri thirrje autoritetve serbe, siç thanë ata, të mos nënshkruajnë marrëveshje të reja me Prishtinën të cilat mbështeten nga qeveria gjermane në kuadër të Procesit të  Berlinit.

“Për shkak të lajmërimeve se vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, të enjten në Berlin miratuan marrëveshje për lëvizje të lirë dhe njohjen e diplomave universitare, ne vëmë re që marrëveshjet e promovuara nga ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, nuk janë në interes të popullit serb në Kosovë sepse ua bëjnë të lehtë Prishtinës ta fuqizojnë pushtetin e tyre”, thuhet në reagimin e kësaj partie parlamentare.

Të dy këto lëvizje thonë se iniciativat e ndërmarra nga Berlini janë të pafavorshme dhe të papranueshme për Serbinë për shak se, siç thonë ata, qëllimi përfundimtar është anëtarësimi i Kosovës në Kombe të Bashkuara dhe në Këshill të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat