Ambasadori i Indisë në Serbi: Nuk e ndryshojmë qëndrimin tonë për çështjen e mosnjohjes së Kosovës

Lajme

Ambasadori i Indisë në Serbi: Nuk e ndryshojmë qëndrimin tonë për çështjen e mosnjohjes së Kosovës

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 14:35
Sanjiv Kohli

“Tani jemi anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe mbështesim qëndrimin e Serbisë për Kosovën dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ambasadori i Indisë në Serbi.

Ambasadori i Indisë në Serbi, Sanjiv Kohli, deklaroi se vendi i tij nuk e ndryshon qëndrim për çështjen e mosnjohjes së Kosovës, duke shtuar se ka hapësirë ​​për përmirësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në shumë fusha dhe se kompanitë indiane e shohin Serbinë si një vend të mirë për të investuar, shkruan Tanjug.

India është një nga vendet që nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës, dhe ambasadori thekson se ky është qëndrim parimor i atij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat