Vuçiq: Ia solla Macronit dokumentet për targat, e pyeta a shkruan KS apo RKS

Lajme

Vuçiq: Ia solla Macronit dokumentet për targat, e pyeta a shkruan KS apo RKS

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 17:27
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic me presidentin e Frances, Emmanuel Macron

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic në konferencën për media ka treguar se me presidentin e Francës, Emmanuel Macron ka folur edhe për çështjen e targave.

Vucic ka thënë se ka marrë me vete dokumente të cilat ia ka treguar presidentit të Francës.

“Ia kam treguar ato Macronit. Ja president, ja ku i ke. A thuhet KS apo RKS. Unë vetëm këtë po kërkoj, por ata s’duan që ta realizojnë sepse e kanë anuluar në mënyrë të njëanshme në vitin 2020. Ne vetëm këtë po e kërkojmë, atë çfarë është e shkruar. Asgjë më shumë”, ka thënë Vuçiq, shkruan media serbe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat