Paris: Vuçiqi “i qan hallet e Kosovës” duke pirë çajin e mëngjesit me presidenten hungareze

Lajme

Paris: Vuçiqi “i qan hallet e Kosovës” duke pirë çajin e mëngjesit me presidenten hungareze

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 12:02
Foto nga takimi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndodhet në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, të iniciuar nga presidenti Macron.

Në llogarinë e tij në Instagram, ai sot postoi disa fotografi me presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, duke treguar se mëngjesin me çaj e ka kaluar me të, dhe se kanë folur për politikë, meqë siç u shpreh ai, nuk ka kohë për gjëra më relaksuese.

“Supozoj se njerëzit e tjerë në këtë lloj atmosfere do të flisnin për Parisin, bukuritë e tij, disa gjëra të zakonshme, por meqë nuk mund ta bëj këtë, folëm për politikë”, shkroi Vuçiqi në përshkrimin e imazheve të postuara.

Ai po ashtu bëri të ditur se me presidenten hungareze edhe një herë konfirmuan që marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve “janë në nivelin më të lartë historikisht” dhe se e ka shfrytëzuar rastin ta njoftojë homologen e tij “edhe me të gjitha zhvillimet në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat