Tabloidi serb: “Trajkoviçi i sulmon serbët më egër sesa Kurti”

Lajme

Tabloidi serb: “Trajkoviçi i sulmon serbët më egër sesa Kurti”

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 09:41
Rada Trajkoviq

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq “i ka sulmuar serbët më egër se edhe vet Albin Kurti”, shkruan tabloidi serb i afërt me pushtetin aktual në Serbi, “Alo”.

Siç pretendon ky tabloid, “Trajkoviq jo vetëm që ka bërë thirrje për demilitarizim të veriut të Kosovës, por edhe njerëzit “të cilët po luftojnë për Kosovën” i ka quajtur bandë e armatosur, me çka vetëm tregon se është e gatshme t’i sulmojë serbët më ashpër se edhe vet Kurti”.

“Ne kemi nevojë për demilitarizim të veriut të Kosovës dhe izolimin e njerëzve të cilët janë futur për gjoja mbështetjen e sigurisë së serbëve.

Kjo është një bandë e armatosur”, ka thënë Trajkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat