Rama do të marrë pjesë në një konferencë në Beograd, bashkë me të edhe liderë tjerë të Ballkanit të Hapur

Lajme

Rama do të marrë pjesë në një konferencë në Beograd, bashkë me të edhe liderë tjerë të Ballkanit të Hapur

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 08:39
Rama dhe Vuçiq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në një konferencë të përbashkët rajonale për “mundësitë e investimit në burimet e ripërtëritshme të energjisë”.

Ngjarja do të organizohet në Beograd, ka raportuar kosovo-online të mërkurën.

E pos Ramës dhe nikoqirit, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Zoran Tegeltija.

Siç ka njoftuar shërbimi për bashkëpunim me media i presidentit serb është planifikuar një konferencë e përbashkët për media për pjesëmarrësit e konferencës.

Konferenca do të organizohet nga ambasadat e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Sarajevë, në bashkëpunim me Aleancën e Biznesit Nordik, Shoqatën e Biznesit Norvegji-BiH dhe partnerët norvegjezë të Serbisë për bashkëpunim në fushën e energjisë.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ishin pajtuar për Ballkanin e Hapur, ndërkaq Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina ishin monitoruese.

Kosova e ka refuzuar pjesëmarrjen vazhdimisht, duke e preferuar Procesin e Berlinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat