​Rrjedhje uji në dy klinika të QKUK-së, dëmtohet tavani

Lajme

​Rrjedhje uji në dy klinika të QKUK-së, dëmtohet tavani

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut me intensitet të lartë, në tavanin e Klinikës së Syve dhe atë të Otorinolaringologjisë është grumbulluar sasi e ujit.

Sipas një njoftimi, gjatë largimit të ujit nga sektori teknik i QKUK-së, ka ndodhur rrjedhja në dy klinikat në fjalë, por që nuk e ka penguar punën, meqë pacientët kanë marrë shërbimet shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat