Gazetari rrëfehen në detaje për raportimet mbi atësinë e tij ndaj Presidentit serb Vuçiq, ja kë akuzon për përhapje të lajmit

Lajme

Gazetari rrëfehen në detaje për raportimet mbi atësinë e tij ndaj Presidentit serb Vuçiq, ja kë akuzon për përhapje të lajmit

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 20:30
Gazetari dhe publicisti, Fahri Musliu si dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq

Gazetari dhe publicisti, Fahri Musliu për emisionin "Fakte me Adnan Merovcin"  ka folur rreth të thënave mbi atësisë së tij ndaj Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai këtë histori të bujshme mediatike fillon t’a sqaroj duke treguar se çfarë pyetje merrë nga qytetarët në rrugë që besojnë se ai është babai i Vuçiqit.

"Çdo ditë ke nëpër rrjetet sociale ku më thonë se p se spo e detyronë atë djalin tënd me na njoftë, me e njoftë Kosovën, unë tash po reagoj po thom s'po më dëgjon bre, çka ka me bo, më ka dalë prej dore. Pra, është një shpifje me të thënë të drejtën e hidhur mjaftë. E hidhur sepse shpifjet janë të tilla. Po të kishte diçka konkrete unë jam njeri i tillë që e pranoj sikur që e pranoj fëmijën tim, bie fjala”, u shpreh ai.

“Tash dikush thotë keni shumë ngjashmëri, unë i them po de po ngjashmëri, por çka të bëj unë se fëmijët e mi nuk më ngjasojnë mua, atëherë të kujt janë ata? A e dini ju se në botë shtatë njerëz janë klon? Jo, por po flet sikur ti ai, po ndoshta po flet sikur unë".

Musliu mëtutje shtonë: “Kjo ka ndodhë në tetor para 8 vitesh. Më herek ka shkruar një portal serb vetëm me 1, 2 fjali se ka dalë informata prej RTS (Radio Televizionit Serb) se kinse VUÇIQI kur veçse në atë periudhë pati filluar të afirmohej si zv.kryeministër, është djali i Fahriut”. Këtë shpifje e cila u përhap në Kosovë ai akuzon gazetarin Berat BUZHALA. "Pas asaj ndodhi diçka tjetër. Në tetor kryeministri RAMA duhej ta vizitonte Beogradin. Berat BUZHALA në ‘Express’ shkruan një koment ku i mbanë ligjerata RAMËS dhe këshilla se çka duhet të flas në Beograd. Unë reagova në ‘Facebook’, se askush nga Kosova nuk ka të drejtë t'i rekomandoj, t'a këshilloj, t'i thotë një kryeministri të një shteti tjetër se çka duhet të flas atje. Ai i ka këshilltarët e vet, e ka votuesin e vet dhe iu përgjigjet atyre. Dhe, ai koment të njejtën ditë është heqë prej gazetës. Unë e kam komentin . Dhe, çka bëjnë? Këta hulumtojnë se ato ditë një portal i Zagrebit që është shumë diskutabil ka pasur një intervistë me dy radikal serbë që kanë qenë në konflikt me VUÇIQIN. Njëri prej tyre që më vonë ka vdekur, njëfarë PETKOVIQI, thotë se e vërteta për VUÇIQIN është se axha i tij është ustash, do të thotë nuk është çetnik, por ustash kroat, kurse babai i tij është Fahri MUSLIU, gazetar i Beogradit, gazetar shqiptar në Beograd. Dhe, këta e kanë marrë atë, e kanë marrë atë tekst...qysh e kanë marrë se di, dhe kanë bë një shkelje drastike, se ti mundesh me marr tekstin, por duhet t'i referohesh ose t'a marrësh me rezervë dhe t'a verifikosh me një burim tjetër. ‘Express-i’ ka mujtë me më thirrë mua, me thënë Fahri e kemi këtë informatë, sa është e vërtetë, por e kanë lëshuar. Mua dikush më lajmëroi, thotë shiko, doli në ‘Facebook’ kjo. Unë e lexoj dhe në një moment shokohem me të thënë të drejtën. Në të njejtën kohë të gjitha portalet kosovare e botojnë atë shkrim. Unë reagova, se thojnë atje se punëtori i RTS-it që kurrë s'kam qenë, punëtori i Tanjug-ut që kurrë s'kam qenë dhe nuk e bëjnë krahasimin se kur ka lindë VUÇIQI, e kur kam shkuar unë në Beograd studime. Pra, janë disa gjëra që e kanë bërë sikur lopa kur e lëshon baglën dhe ajo merrë erë”, u shpreh ai.

Musliu tregoi se ai kishte kontaktuar me kolegët për t'iu thënë se kjo nuk ishte njerëzore. 

"Llogarite, unë kam shkuar në vitin 1972 në tetor në Beograd, VUÇIQI ishte i lidhur në vitin 1970. Çka? S'kam qenë kërkund. Kam qenë mësues, ushtar. Kjo është e vërteta. Është e vërteta tjetër se nënën e VUÇIQIT e kam njohur që nga viti 1985 si gazetare e TV-Novi Sadit , korrespodente nga Beogradi me të cilën jam takuar në Kuvend të Jugosllavisë, në Kuvendin e Serbisë si me shumë e me dhjetëra gazetarë dhe gazetare tjera nga ish-Jugosllavia"

I pyetur nga autori i emisionit se a ka punuar në të njejtën zyre me nënën e Vuçiqit dhe a ka njohuri Vuçiqi mbi spekulimet se ai mund të jetë djali i tij, MUSLIU iu përgjigjet këtyre pyetjeve të cilat mund t'i dëgjoni në linkun në vijim nga minuta: 35’ 12”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat