Mediat serbe po raportojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në telefon me gruan e ish-policit serb të Kosovë, Dejan Pantiq.
Ky i fundit po dyshohet për sulm ndaj Policisë dhe zyrtarëve të KQZ-së.
Vuçiq citohet t’i ketë thënë bashkëshortes së Pantiq se ky i fundit nuk ka fshehur asgjë.
“Suzana, as ti dhe as fëmijët e tu nuk jeni vetëm. E di që Dejani nuk ka bërë asgjë dhe se faji i tij i vetëm duket se jeton në vendbanimin te Tre Soliterat”, – tha Vuçiq.
Ai tha gjithashtu se ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të bashkëshortit të saj nga partnerët ndërkombëtarë.