Vuçiq mohoi se ka dhënë urdhër për barrikadat| Analistët në Serbi: Asnjë arsye s’e kemi për t’i besuar

Lajme

Vuçiq mohoi se ka dhënë urdhër për barrikadat| Analistët në Serbi: Asnjë arsye s’e kemi për t’i besuar

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 12:43
Aleksandar Vuçiq

Askush nuk i beson presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nuk i ka urdhëruar serbët që të vendosin barrikada në veri të Kosovës.

“Në një sistem autoritar, gjithçka varet nga lideri, sepse ai nuk e lejon të jetë ndryshe”, thotë për Danas sociologu serb Jovo Bakiq, duke theksuar se kështu ka ndodhur edhe kësaj radhe.

Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike, tha se “nëse diçka është e sigurt, është se ne nuk kemi arsye t’i besojmë Aleksandar Vuçiqit”.

Vuçiq pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të dielën tha se nuk i ka urdhëruar serbët të vendosin barrikada.

Për Jovo Bekiq, çdo dyshim hiqet kur dihet se “autorët konkretë janë persona të afërt me liderin e SNS-së Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiqin”.

Nga ana tjetër, Dragan Popoviq tha se nga përvoja e dinë se serbët e Kosovës nuk ngrisin barrikada pa urdhër apo pa leje nga Beogradi zyrtar.

“Komuniteti serb në veri të Kosovës qeveriset nga një strukturë mafioze-politike e cila në çdo aspekt është e varur nga autoritetet në Beograd. Të gjithë kanë pozita rezervë, në formë të patundshmërive dhe biznesit të zhvilluar në Serbi dhe praktikisht nuk rrezikojnë asgjë me këtë sjellje”, thotë Popoviq

“Hera e fundit kur politika radikale sundoi në Serbi dhe mbështeti barrikadat në Kroaci në vitin 1990, përfundoi tragjikisht për të gjithë, por mbi të gjitha për njerëzit që qëndruan në barrikada. Do të ishte mirë që qytetarët e veriut të Kosovës ta kujtonin këtë mësim historik”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat