U raportua se 12-vjeçares nuk iu lëshua dokumenti për shërim jashtë vendit, Ortopedia del me sqarim

Lajme

U raportua se 12-vjeçares nuk iu lëshua dokumenti për shërim jashtë vendit, Ortopedia del me sqarim

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 16:23
Ilustrim

Në media është raportuar se mjekët e QKUK-së nuk po ia lëshojnë një 12-vjeçares dokumentin për trajtim jashtë vendit. Pas këtyre raportimeve ka reaguar Kolegjiumi i Klinikës së Ortopedisë.

Në këtë reagim thuhet se pacientja është “rast elektiv, i planifikuar për vizita ambulantore dhe nuk ka të bëjë me urgjencë mjekësore”.

“Pacientja në fjalë vuan  nga një deformim i rëndë i sistemit osteomuskular dhe për këtë arsye disa herë i’u ka nënshtruar intervenimeve për këtë qëllim nga ana e ortopedëve pediatër jashtë vendit.”

Kolegjiumi i Ortopedisë thotë së më 10 tetor “me një dokumentacion të shkruar  me dorë, pa faksimil, pa emër të mjekut, është kërkuar nga ana e prindit me insitim për trajtim jashtë vendit”.

“Po ate ditë, me datë 10.11.2022, bëhet vizita mjekësore në prani të konsiliumit  në përbërje të 3 mjekëve spinalë dhe lëshohet  një raport në të cilin kërkohet që të sjellet një dokumant valid mjekësor me procedurë operative  e cila është realizuar tek kjo paciente dhe planifikimet eventuale  operative. Deri më sot, pala nuk ka sjellur asnjë raport profesionalë, për të dëshmuar procedurat e nevojshme për ndërhyrje të mundshme operative.”

Ky kolegjium ka kërkuar nga Inspektorati Shëndetësor që të bëjë inspektimin e dokumentit të prezantuar.

“Ne si Kolegjium, kërkojmë nga Inspektorati Shëndetësorë të bëjë inspektimin e dokumentit të prezentuar në vizitën e datë 10.11.2022,  i cili  është publikuar edhe në media, e që është me dorëshkrim, pa protokol , pa vulë dhe pa emer të mjekut ordinues”.

“Ne si klinikë  jemi të gatshëm ne çdo kohë t’i dalim në ndihmë jo vetem këtij pacienti, por secilit qe paraqitet tek ne, njëkohësisht ju njoftojmë se vetëm për  4 muajt e fundit, Reparti Spinal me 3 specialistë të këtij profili ka realizuar  rreth 30 operime spinale të cilat  fatmirësisht  kanë rezultuar të suksesshme  që buxhetit të shtetit i  janë kursyer  së paku gjysëm milion euro,bazuar në pro-faturat e operimeve jashtë vendit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat