“Budallaqet e Ganimete Musliut”

Lajme

“Budallaqet e Ganimete Musliut”

Nga: N.E. Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 07:33
Ganimete Musliu

Të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar me fjalë të ashpra kundër Vjosa Osmanit, pas fjalimit që bëri kjo e fundit para deputetëve, ku tha se sulmet për pamjen e jashtme nuk mund ta zmbrapsin.

Ajo iu drejtua Osmanit duke i thënë se do të mbahesh mend vetëm si inatqore, e kompleksgjike dhe se do të mbahet mend që ka hyrë me 100 kg në presidencë e do të dalë me 50 kg.

“Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatiqore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtese deri në palcë! Me qe paske hyrë të kg. Po ta them troq: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg”, u shpreh ajo.

Poashtu, Musliu u shpreh ikja se operimi i lukthit që ka bërë Osmani në Turqi është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ndaj, kësaj deklarate kishin reaguar pozitë e analistë të ndryshëm.

Kurse, profesori nga Amerika, Binak Maxharraj deklaratat e Musliut i quan budallaqet.

Sipas Maxharrajt, Musliu e tregon veten se kush është jo me ndonjë mençuri, por vetëm me budallaqe.

“Budallaqet e Ganimete Musliut! Ganimete Musliu po e tregon veten se kush është jo me ndonjë mençuri, por vetëm me budallaqe. Ato i ka në sens, sepse nuk din më shumë se përtej budallaqeve”, ka shkruar Maxharraj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat