Tensionet në Kosovë, Rusia: Kështu është kur BE-ja bën samit në Tiranë

Lajme

Tensionet në Kosovë, Rusia: Kështu është kur BE-ja bën samit në Tiranë

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 13:21
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, është shprehur se situata në veri të Kosovës është tensionuar menjëherë pasi Bashkimi Evropian mbajti samitin me vendet e Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

“Ja çfarë ndodhi: BE-ja mbajti një samit të nivelit të lartë në Shqipëri, në 6 dhjetor. U nënshkrua një dokument ku mbështetet aspirata e Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian. Për më tepër, u nënvizua në një klauzolë të veçantë që Kosova (ashtu si Serbia) janë në rrugën evropiane. Pra, mos ndoshta është për t’u habitur që as një javë më vonë, separatistët e Kosovës organizuan një përshkallëzim tensioni të armatosur dhe nisën provokimet? U arrestua Dejan Pantic, me origjinë serbe, dhe nisi retorika agresive. Dua t’ju kujtoj se shumica e banorëve të Kosovës janë me origjinë shqiptare dhe ndjekim me vëmendjen perspektivën evropiane të Shqipërisë. Dhe, njëkohësisht me përshkallëzimin e tensionit nëpër rrugë, “Kryeministri” i Kosovës Albin Kurti aplikoi për anëtarësim në BE disa ditë më parë”, thotë Zakharova në kanalin e saj në Telegram.

“E kemi parë diçka të ngjashme në vitin 2008, kur Mikheil Saakashvili, i cili u frymëzua nga vendimet e marra në Samitin e NATO-s në Bukuresht (që Gjeorgjia do i bashkohej aleancës), u çmend dhe sulmoi Osetinë Jugore, qytetarë ruse dhe paqeruajtësit. Rreziku i përshkallëzimit dhe rezistencës së armatosur në veri të Kosovës po rritet. Dhe gjëja më e rëndësishme është se me njërën dorë, BE-ja po udhëheq Beogradin drejt një të ardhmeje të ndritur, ndërsa me tjetrën po bën provokime antiserbe. Kjo është si një dasmë që nis me tradhti”, shtoi Zakharova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat