Ja si ra miti se tanket serbe nuk mund të ndalen

Lajme

Ja si ra miti se tanket serbe nuk mund të ndalen

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka shpërndarë një shkrim të luftëtarit Sadat Cakiqi, i cili ka dhënë detaje për betejën në mes pjesëtareve të UÇK-së dhe ushtrisë serbe më 24 dhjetor të vitit 1998, ku edhe kishte rënë miti se tanket e ushtrisë serbe nuk mund të ndalohen.

Ai tregon se si shpëtoi Rrustem Mustafa-Remi dhe si sulmuan mjetet e blinduara të serbëve.

“Pas sulmit të befasishëm që morën ushtria serbe nga luftëtarët e UÇK-së, pas një gjysmë ore filluan të tërhiqen duke i ngrehur zvarrë edhe dy mjete të blindura. Tërheqja e tyre u bë në drejtim nga kishin ardhur, nga fabrika e tjegullave që nuk ishte në vij ajrore më shumë se 800 metra. Ky sukses na gëzoj dhe na ngriti moralin edhe më shumë, ra miti se tanket e ushtrisë serbe nuk mund të ndalohen”, ka shkruar Cakiqi.

Shkruan: Luftëtari Sadat Cakiqi,

Kur ushtarët serbë po ndienin humbje, ra miti se “TANKET” serbe nuk mund të ndalen…

Isha në gjumë, i rraskapitur. Kisha qenë në roje prej orës 02:00 pas mesnatë deri në ora 04:00 të mëngjesit të datës 24 dhjetor 1998. Dikush prej ushtarëve thirri “ALARM” se forcat serbe veç ishin aktivizuar, dhe ish nisur në drejtimin tonë. Ishte ftohët shumë, isha i veshur me të gjitha rroba, vetëm çizmet u mundohesha t’i mbathi por ishin të ngrira nga acari. I futa në këmbe disi çizmet, e mora pushkën gjysmë automatike “10-tshe” e prodhimit kinez, municionin e kisha të vendosur në një çantë të vogël, (atë çantë në atë kohë tregtarët e përdorshin për monedhat e metalta). E mora edhe çantën e krahut në të cilën kishim ushqim të thatë dhe uji. Dola dhe me vrap u nisa te pozicioni i caktuar më herët. Aty takova Burden dhe Farukun, ata kishin dal më herët pasiqë kishin qen zgjuar nga orari i rojës që me kishin ndërruar mua në ora 04:00. Dëgjohej një zhurmë shurdhuese e makinerisë ushtarake serbe, grithje e zinxhirëve të tankeve. Filluan edhe të shtënat me siguri u dëgjonte “Gulinovi” ynë, pas pak filluan detonimete forta të artilerisë së ushtrisë serbe që vinin në drejtim tonë, ata na sulmonin krahun e djathtë, atje ku pjesa e njësisë tonë Ulpiana 36, ishte vendosur. Aty ishin Meti, Sabi, Bakia, Duli, Gëzimi, Shaipi, Bedi..unë isha në krahun e majtë i pozicionuar me pjesën tjetër të njësisë tonë, me Dailin, Farukun, Burden, Danin, Iliri... ndësa dëshmori Mirsad Gashi, bashkë me Irfanin ishin vendos pak më poshtë te shelnjet me murajen 150. Dëgjoheshin edhe disa detonime më të vogla, me siguri nga mortajat tona të cilat shkrepeshin në drejtim të makinerisë. Zhurma shurdhuese veç sa vinte e shtohej dhe afrohej afër nesh. Pozicionet nga ana djathtë ku ishte i vendosur komandat Isa Derguti pas rezistencës dhe harxhimit të predhave të “Oses” dhe “Murtajes”, veç ishin tërhequr disa në drejtim tonë të majatë, e disa ne pozicione të dyta frontale. Meti, gjuante vazhdimisht me një pushkë M-48 në drejtim të tankut, e dinte edhe ai që ajo ishte e kotë por në pa mundësi me tjetër armë për t`u mbrojtur pasiqë nuk kishte. Filluam edhe ne të tjerët me armetë tona që gjuanim në drejtim të makinerisë së ushtrisë serbe. As edhe një njeri forcat serbe nuk e kishin dërguar në këmbësori, vetëm me mjete të blinduara. Komandanti Rama kur e pa situatën dhe në pamundësi t’i ndalim tankset, dha urdhër të tërhiqemi në pozicionet tjera dhe të përdorën shtëpitë e fshatrave si mburoja. Kishim informata se në drejtimin tonë janë nisur përforcime nga njësit tjera nga Shtabi. Një pjesë e ushtarëve u organizuan që banorët civil të cilët ishin dal nga shtëpitë e tyre nga sulmi serb, t’i orientonin nga zonat më të qeta. Bora e di që vetëm kersiste krup-krup por nuk e ndjenim aspak të ftohtit, edhe pse me siguri ishte shumë grade nën zero. Tanket serbe dëgjoheshin me zhurmën e tyre shurdhuese, por nuk dëgjoheshin zinxhirtë e tyre gërryese, dhe kjo na tregonte neve se ata janë pozicionuar dhe nuk zhvilloheshin tutje. Tanket e ushtrisë serbe u vendosën në pozicione të me hershme të tyre, të cilat pozicione i kishin ngritura qysh gjatë verës, ku aty kishin qëndruar me muaj dhe pastaj ishin tërheq. Ne mundoheshim të vëzhgonim dhe të shikonim për disa shokë të cilët na mungonin, mungonte Kingji, mungonte Bungu, Skenda, Plakolli, komandant Isa, Tali, Hakia... Nga pjesa e fshatit Obrançë në drejtim tonë ka ardhur komandant Remi, i cili ishte vetë i dyti me një tjetër ushtar, ai kishte me vete një top dore me mbushje “nitro”. Kur kontaktuam me komandantin e Zonës Operative tq Llapit, Remin, pozicionet tona larg pozicioneve tq ushtrisë serbe ishin rreth 150 metra, ishte vend me shtëpi të banorëve. Për t’i sulmuar pozicionet e makinerisë së ushtrisë serbe duhej që të afrohemi rreth 50 metra larg tyre. Duke i përdor shtëpitë e banorëve si mburojë, ne rreth 20 luftëtarë të UÇK-së, iu afruam atyre pozicioneve, pastaj kanë ardhë edhe luftëtar të tjerë. Pasi pozicionet e ushtrisë serbe ishin të përbëra vetëm me mjete të blinduara, tanke dhe transportier, komandant Remi urdhëroj që me armetë anti blindë të sulmohen ato pozicione. Ne kishim një minahedhës anti tank e tipit “OS” me një predha, një minahedhës e tipit Murtajë 500 e kishin sjellë njësia speciale në kudër të Brigadës 152 dhe komandant Remi që kishte një top dore me mbushje “nitro”. Dhe ashtu ndodhi pas 15 minutave, luftëtarët me këto armë morën pozicione dhe filluan të gjuanin dhe t’i godasin makinerinë e ushtrisë serbe. Pasi morën goditje forcat ushtarake serbe nga armetë e tona ati blindë, filluan qe gjuajnë me mitraloz të rend në drejtimin tonë që ishim të pozicionuar pas shtëpive të fshatarëve dhe mureve ndërse të oborreve. Një kalibër i madhe i mitralozit e goditi një tullë të murit mbi kokën e komandat Remit por pa pasoja, vetëm pluhuri i kuq i tullës ra mbi kokonë komandantit, fati që komandat Remi ishte shtat shkurt.

Pas sulmit të befasishëm që morën ushtria serbe nga luftëtarët e UÇK-së, pas një gjysmë ore filluan të tërhiqen duke i ngrehur zvarrë edhe dy mjete të blindura. Tërheqja e tyre u bë në drejtim nga kishin ardhur, nga fabrika e tjegullave që nuk ishte në vijë ajrore më shumë se 800 metra. Ky sukses na gëzoj dhe na ngriti moralin edhe më shumë, ra miti se tanket e ushtrisë serbe nuk mund të ndalohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat