Padi kundër BIA-së dhe MUP-it serb për shkak të diskriminimit të Rada Trajkoviqit

Lajme

Padi kundër BIA-së dhe MUP-it serb për shkak të diskriminimit të Rada Trajkoviqit

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 15:37
Rada Trajkoviq

Zyra e Avokatëve “Tomanoviq”, ka njoftuar se ka bërë padi ndaj BIA-së serbe dhe ministrisë së Brendshme të Serbisë, për shkak të diskiriminimit ndaj kryetarës së Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova dhe këshilltares së ministrit për Kthim, Rada Trajkoviq.

Siç njofton kjo zyrë , konfiskimi i dokumenteve personale të Rada Trajkoviqit dhe mohimi i lirisë së lëvizjes në territorin e Serbisë për 24 orë pa arsye dhe akte ligjore është veprim i kundërligjshëm i MPB-së dhe BIA-së.

“Prandaj është ngritur padi kundër BIA-së dhe MPB-së me kërkesë që gjykata të konstatojë se veprimet e autoriteteve janë diskriminuese dhe të ndalojë një trajtim të tillë të mëtejmë të Rada Trajkoviqit. Veprimet shtesë propagandistike dhe nxitja e diskriminimit nga elita politike, zyrtarët publikë dhe agjitatorët e tyre të trajnuar mediatik, i japin një formë më të rëndë këtij diskriminimi të kundërshtarëve politikë, thuhet në njoftim, raportojnë mediat serbe.

Trajkoviq gjatë këtij muaji është ndaluar për më shumë se 20 orë në vendkalimin në Merdare.

Përveç saj, Tarajkoviq ka njoftuar se është kërcënuar shpeshherë.

Gjithashtu, Trajkoviq kishte shkruar edhe për ndalimin e vajzës së saj në Aeroportin e Beogradit, për dy herë radhazi.

Ajo njihet si kundërshtare e politikave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Listës Serbe në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat