Sharoviç: Regjistrimi i popullsisë në Serbi është falsifikuar – gënjejnë në shifra, jemi 1 milion e gjysmë më pak

Lajme

Sharoviç: Regjistrimi i popullsisë në Serbi është falsifikuar – gënjejnë në shifra, jemi 1 milion e gjysmë më pak

Nga: F. B. Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 17:05
Nemanja Sharoviç

“Rezultatet e regjistrimit në Serbi janë falsifikuar, në regjistrim janë fut edhe diaspora dhe pasardhësit e tyre të lindur jashtë, migrantët në serbi të zhvendosurit, të jashtmit përfshirë të ardhurit nga Rusia e Ukraina dhe kush u has gjatë regjistrimit, shifrat dhe rezultatet janë plotësuar nga burime administrative”, ka deklaruar Nemanja Sharoviç lider i Lëvizjes Dashuria-Besimi-Shpresa, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

Në konstatimin e zyrtarëve se nga regjistrimi i 2011 kemi humbur gjysmë milioni, shifra e vërtetë më përpara është 1.5 milionë më pak, por pushteti nuk guxon ta pranoj se koha përputhet me udhëheqjen nga ata.

Në përmbledhjen përfundimtare nuk janë eliminuar as regjistrimet e dyfishta, duke përkujtuar se në regjistrimin e listës zgjedhore, që tregon se regjistrimi është falsifikuar.

“Në regjistrim janë përfshirë shtetasit serb që jetojnë jashtë vendit, pastajmë huajt që kanë leje qëndrimi dhe ata që janë gjetur në territorin e Serbisë, kërkuesit e azilit dhe emigrantët pa status. Personat që nuk ishin në vend dhe jetojnë jashtë, qofshin ata edhe gjenerata e tretë, sikur edhe të zhvendosurit nga Ukraina”, tha Sharoviç.

Sipas statistikës zyrtare rreth të lindurve dhe të vdekurve ne kemi rreth 470 mijë njerëz më pak, po të ishin këto të dhëna të sakta a do kishim vetëm 200 mijë njerëz që janë zhvendosur jashtë, ai përmendi edhe të dhënat rreth shqiptarëve, që herën e kaluar patën bojkotuar regjistrimin e tash dalin mbi 100 mijë.

Sipas Sharoviç ndonëse Vuçiq zyrtarisht nuk ka vendos sanksione Rusisë, ai i zbaton ato dhe ka disa kohë që nuk përmend Putinin, që para lavdërohej për takimet me te.

Sharoviç ka ofruar edhe të dhëna rreth deficitit të shkëmbimit tregtar të Serbisë me BE në 9 muajt e këtij viti është 8 miliardë, që do thotë se për aq mjete Serbia ka importuar mallra nga BE se q kemi eksportuar.

“Kujt i konvenon e gjithë kjo”, shtroi pyetjen Sharoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat