Vuçiq me ironi i përgjigjet kërcënimit të “Anonymous”

Lajme

Vuçiq me ironi i përgjigjet kërcënimit të “Anonymous”

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 00:00
Aleksander Vuçiq

Më herët gjatë ditës, një grup ndërkombëtar i njohur si “Anonymous” ka kërcënuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq në lidhje me tensionet në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter ata kanë folur për ngjarjet e fundit në Kosovë me ofendime dhe kërcënime ndaj presidentit të Serbisë. E pak më parë këtij kërcënimi i është përgjigjur me ironi presidenti serb Aleksandar Vuçiq, përmes një postimi në Instagram.

“Po përgatitemi të luftojmë kundër anonymous”, ka shkruar Vuçiq, duke i bashkangjitur përshkrimit të fotografisë së tij me dy qen, edhe ’emoji’ duke qeshur.

Ky postim i Vuçiq, erdhi pas mesazhit të Anonymous dërguar atij, ku thuhej:

“Përshëndetje qytetarë të botës, ky është mesazhi i Anonymous për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kemi vërejtur se tensionet dhe provokimet luftarake në veri të Kosovës nga grupet kriminale serbe po tentojnë të provokojnë konflikt të armatosur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat