​2023-ta vjen me një vajzë

Lajme

​2023-ta vjen me një vajzë

Më: 1 janar 2023 Në ora: 06:35
Foto ilustrim

Foshnja e parë e lindur në vitin 2023 është vajzë.

Mjeku në Klinikën e Gjinekologjisë pranë Qendrës Klinike UNiversitare të Kosovës (QKUK) Naser Rafuna konfirmoi lajmin për KosovaPress.

Rafuna deklaroi se si nëna ashtu edhe fëmija janë mirë me shëndet. Nëna e pacientes është Elona Rrustemi nga Drenasi.

Rafuna: Fëmija i parë është vajzë

“Para pak minutash lindi foshnja e parë në klinikën tonë, e gjinisë femër, pacientja është Elona Rrustemi nga Drenasi, ka lindjen e dytë, ka lind një fëmijë të shëndoshë nëpër rrugë natyre të lindjes, gjendja e nënës dhe fëmijës është shumë e mirë”, tha ai.

Për vitin 2022 në këtë klinikë kanë lindur mbi 8800 lindje.

Rafuna: Kjo është lindja e 8809

“Deri më ditën e sotme kane qenë 8808 lindje, kjo është 8809 lindje”, shtoi Rafuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat