Pamje - Në Zubin Potok serbët brohorasin kundër Petar Petkoviqit dhe Listës Serbe: “Turp të keni, shqiptarët po na mbrojnë”

Lajme

Pamje - Në Zubin Potok serbët brohorasin kundër Petar Petkoviqit dhe Listës Serbe: “Turp të keni, shqiptarët po na mbrojnë”

Më: 6 janar 2023 Në ora: 19:54
Pamje nga Zubin Potoku

Gjatë ceremonisë qendrore të ndezjes së pemës së Krishtlindjes, që u mbajt këtë vit në Zubin Potok, serbët e mbledhur kanë brohoritur edhe kundër drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq dhe krerëve të Listës Serbe, që ishin të pranishëm aty.

Siç raporton “Nova.rs”, gjatë fjalimit të peshkopit Teodosije për Rashkë-Prizren, një grup serbësh filluan të thërrasin “Petkoviq, a është kjo 50:0 për ne? Turp të keni, shqiptarët po na ruajnë”, më pas i kanë drejtuar një sërë sharjesh.

Priftërinjtë e pranishëm, si dhe peshkopi Teodosije, gjatë gjithë kohës u përpoqën t’i qetësonin masën, por nuk ia dolën dot.

Disa qytetarë me këmbëngulje e pyesnin Petkoviqin: “A po ju ruajnë edhe juve shqiptarët?”. “Është e lehtë për juve atje lart në Beograd”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat