Analisti Veljkoviq: Të rinjtë e plagosur në Shtërpcë dhe prindërit e tyre janë abuzuar nga politikanët serbë

Lajme

Analisti Veljkoviq: Të rinjtë e plagosur në Shtërpcë dhe prindërit e tyre janë abuzuar nga politikanët serbë

Më: 9 janar 2023 Në ora: 11:57
Zeljko Veljkoviq

Gazetari i TV Novas, Zeljko Veljkoviq theksoi sot që të rinjtë që ishin plagosur në Shtërpcë, e ashtu edhe prindërit e tyre, janë abuzuar nga politikanët dhe mediat në një deklaratë të guximshme.

Ai tha që protesta e djeshme në Shtërpcë tregoi që Lista Serbe ka marrë “traditën” e Partisë Progresive për të sjellë njerëz nëpër tubime me autobusë.

“Balanci i pakontestueshëm është që dy të rinj në Kosovë ishin abuzuar, së pari nga politikanët, që keqpërdorën xhirimet dhe fotografitë. E kemi presidentin Vuçiq në TV Pink, dhe prapa tij është një mur ku del videoja e 11 vjeçarit në spital gjithë kohën, e i cili është i plagosur dhe po dridhet nga frika. Mund ta shohim fytyrën e tij gjithë kohën, dhe po ashtu e shohim duke i ngritur tre gishta. Dhe këta dy djem janë viktima, ndaras tensioneve të shkaktuara nga Beogradi e Prishtina, të politikanëve tanë. Fatkeqësisht edhe të mediave,” – u shpreh ai.

Sipas tij, një pjesë e madhe e mediave harron se si të raportojë kur është fjala për një fëmijë.

Ai më tej shtoi që protesta në Shtërpcë në fakt ishte kundër-protestë ndaj asaj që po mbahej në Mitrovicë të Veriut ndaj Vuçiqit dhe Listës Serbe.

Veljkoviq më tej akuzoi Listën Serbe që kishte qenë pjesë e Qeverisë Kurti dhe tash po e kritikonte atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat