E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën pasi u rrokullis me traktor në mal

Lajme

E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën pasi u rrokullis me traktor në mal

Më: 9 janar 2023 Në ora: 13:24
Qamil Dërmaku

Dje ka vdekur Qamil Dërmaku nga fshati Shipashnicë e Epërme e Kamenicës pasi u rrokulli me traktor.

I ndjeri, Qamil Dermaku, 52-vjeçari vdiq pasi u rrokullis me traktor në mal, ku kishte dalë për të marrë dru dhe fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve. Sipas informacioneve të para, bashkë me viktimën ka qenë edhe djali i tij, që ka shpëtuar, duke marrë lëndime të lehta.

Njoftimin e ka dhënë edhe faqja e këtij fshati.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM MORTAR

Sot, pas një aksidenti ka humbur jetën bashkfshatari ynë Qamil Dërmaku.

Do ta kujtojmë si një njeri të urtë,të respektushëm e shumë puntorë.

All-llahu e shpërbleftë me Xhehnet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat