Gjendet pa shenja jete një 60 vjeçar brenda objektit të “Shurdhmemecëve” në Mitrovicë

Lajme

Gjendet pa shenja jete një 60 vjeçar brenda objektit të “Shurdhmemecëve” në Mitrovicë

Më: 10 janar 2023 Në ora: 16:40 Përditësuar në ora: 17:07 më 10.01.2023
Ilustrim

Ky është personi që dyshohet të jetë vrarë në Mitrovicë

Një rast i rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, ku një person dyshohet të jetë vrarë brenda shoqatës së shurdhmemecëve.

Veriu.info mëson nga burimet e saj se personi i vrarë është Nysret Gubetini i moshës mbi 60 vjeç.

Vdekjen e një personi brenda kësaj shoqate e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“ Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ” Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve” është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60 vjeçar.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.” – deklaroi Zahiti.

Është gjetur pa shenja jete këtë të martë një person në Mitrovicë, saktësisht në rrugën ” Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve".

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti i cili ka thënë se viktima ishte i moshës 60 vjeçare, ndërsa në lidhje me rastin kanë filluar hetimet.

”Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ” Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve” është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60 vjeçar.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat