Klinaku: S’ka rritje të pagave e pensioneve, ka ngritje të çmimeve

Lajme

Klinaku: S’ka rritje të pagave e pensioneve, ka ngritje të çmimeve

Më: 11 janar 2023 Në ora: 19:15
Faton Klinaku.

Pas videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, me titullin,“Çka ka, çka s’ka këto dy vjet?”- ka reaguar edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku.

Përmes një postimi në Facebook, Klinaku ka thënë se, “qytetari e di se çka ka e çka s’ka”.

“Me këto videot, besoj se qytetari e di se çka ka e çka s’ka: Psh: Unë e di se dikur kishte por tani s’ka rritje të pagave e pensioneve, por poashtu e di se ka ngritje të çmimeve,” ka shkruar ai.

Më tej Klinaku ka përmendur edhe pasaportat duke thënë se “dikur kishte, por tani s’ka pasaporta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat