Shkarkohet Drejtori i Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj – në vend të tij caktohet Shpejtim Shurdhiqi

Lajme

Shkarkohet Drejtori i Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj – në vend të tij caktohet Shpejtim Shurdhiqi

Më: 12 janar 2023 Në ora: 10:49
Rifat Brahimaj

Mësohet se U.D i drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, është shkarkuar nga kjo pozitë nga drejtoria e SHSKUK-së, dhe se lajmi i është kumtuar të njëjtit verbalisht të enjten në mëngjes.

Mirëpo Brahimaj tha se ende nuk është njoftuar për këtë vendim meqë thotë se nuk ka pranuar ndonjë vendim zyrtar dhe arsyetimin e këtij vendimi.

Klan mëson se në vendin e tij është caktuar si U.D. Shpejtim Shurdhiqi.

Kujtojmë se ky shkarkim vjen pasi gjatë javës së kaluar ndodhi një rast i rrallë ku një pacient vdiq pas një operacioni dhjetë orësh nga çarja e aortës.

I gjithë procesi i operimit ishte xhiruar dhe u publikua si operim i suksesshëm nga kirurgu që mori pjesë në operim, Kushtrim Shala.

Tashmë i shkarkuari, ish-drejtori Brahimaj pati deklaruar se kirurgu Shala ishe i papërvojë për këtë operacion ndërkohë që pati bërë të ditur se ishte në pushim në kohë kur ishte kryer operacioni duke hequr përgjegjësinë nga vetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat