Deputetja e AAK-së: Kurti ka humbur arsyen, e bëri hero një kriminel

Lajme

Deputetja e AAK-së: Kurti ka humbur arsyen, e bëri hero një kriminel

Më: 17 janar 2023 Në ora: 11:28
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministri Kurti në pesëvjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Ajo ka thënë se Kurtit i ka humbur arsyeja duke e bërë “hero një kriminel”.

Bytyqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reagime të tilla nga kryeministri janë shqetësuese.

“Kur të humbë filli i arsyes, dhe një kriminel e nderon dhe e përkujton si një HERO. Këtë aftësi e ka vetëm kryeministri ynë, që me një kënaqësi të pashoq i kushton paragrafe të gjata, e të mbushura me ndjeshmëri. Vazhdo ruaje kujtimin për të kryeministër, por mos harro kujtimet edhe të atyre familjeve ndaj të cilëve heroi yt ka kryer krime. Shqetësuese këto reagime të një personi që është duke e udhëhequr shtetin. Marre në cfarë ‘deregje’ na ke sjell z. Kryeministër”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se, Kurti që tani është kryeministër, sa ishte opozitar, kishte krejt mendim të kundërt për ish politikanin serb, të cilin organizata politike që e udhëheq, Vetëvendosje e bënte përgjegjës për krime të rënda.

Dënimi i Ivanoviq me 9 vjet në vitin 2016, ishte vlerësuar si poshtërim për drejtësinë nga Vetëvendosje.

“Oliver Ivanoviq dhe bashkëpunëtorët e tij gjatë dhe pas përfundimit zyrtar të luftës në Kosovë janë angazhuar për realizimin e planit hegjemon të shtetit të Serbisë – kolonizimi dhe spastrimi i Kosovës. Oliver Ivanoviqi dhe bashkëpunëtorët e tij nuk janë asgjë më pak se sa konkretja e Ilija Grashaninit – vrit dhe dëbo”, thuhej ndër të tjera në reagimin e VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat