Çoviç: Askush nuk sjell vendim për Kosovën pa qytetarët, pa referendum

Lajme

Çoviç: Askush nuk sjell vendim për Kosovën pa qytetarët, pa referendum

Nga: F.B. Më: 22 janar 2023 Në ora: 09:57
Ish shefi i Qendrës koordinuese për Kosovë, Nebojsha Çoviç

Ish shefi i Qendrës koordinuese për Kosovë, Nebojsha Çoviç ka vlerësuar se takimi me “pesëshen” perëndimore i presidentit Vuçiq përbën presion e instaluar të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë rreth çështjes së Kosovës,shkruan “RTS” transmetojnë “Kosovo-online” dhe “Bota Sot”

Emisarët ndërkombëtar po luajnë me letrën e sekretit kur bëhet fjalë çka konkretisht u bisedua me Vuçiqin . qeverinë dhe Kuvendin.

Duke komentuar kërkesën nga opozita për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit, por edhe z[rtat se duhet pranuar propozimi i ofruar evropian, ai theksoi se në vend të akuzave ndërmjet vetes duhet unitet elementar rreth Kosovës.

"Nuk mund të jetë Kosova temë për tejkalim, sepse i bënë dëm interesit kombëtar.Në fund të fundit askush nuk sjell vendim pa pyetur qytetarët që do të thotë referendum, ndërsa ngutja e ndërkombëtarëve është problem i tyre", tha Çoviç.

Ai theksoi lojën me policin e mirë dhe të keq, ku ShBA e bënë të mirin e Gjermania të keqin.

"Ata kërcënojnë Serbinë dhe nuk mund të garantojnë, atyre ju intereson forma dhe jo sa rrezikohet populli ynë dhe pasojat që do jenë nuk ju interesojnë. Ju duhet të përmbushni marrëveshjen nga 2013 dhe kjo nuk bëhet e bëhet presion të pranohet një lloj pavarësie për Kosovën”

Sipas tij plani franko-gjerman shkel Kushtetutën e Serbisë dhe rezolutën 1244. “Ata mendojnë kështu të fshijnë brutale të 1999 kur bombarduan territorin tonë” tha Çoviç.

Lidhur me pasojat nëse Serbia nuk pranon planin, ai tha është skeptik por jo me çdo çmim "Jo me çmimin të na merret territori, ne jemi pjesë e Evropës, sa ne kemi nevojë për ata, kanë edhe ata për ne. Sistemi i zgjerimit mbetet shkop, por as me te nuk lulzojnë lulet”, tha Çoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat