Hill: Serbia po paguan lartë çmimin e mosvënies së sanksioneve Rusisë

Lajme

Hill: Serbia po paguan lartë çmimin e mosvënies së sanksioneve Rusisë

Nga: F.B. Më: 25 janar 2023 Në ora: 16:15
Kristofer Hill

Ambasadori amerikan në Serbi Kristofer Hill ka deklaruar se “Serbia po paguan lartë çmimin e mosvënies së sanksioneve Rusisë – procesi rreth çështjes së Kosovës nuk është i përfunduar pa përfunduar, por ka përparime” shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

"E kuptojmë se Serbia ka përvojë me sanksione dhe raport historik me Rusinë, por nis të paguaj çmim shumë të lartë për shkak përmbajtjes në lidhje me vendosjen e sanksioneve të miratuara me qëllim ndalimin e sulmit ndaj fqinjit të vetë”, tha Hill.

Lidhur me propozimin bazë për marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës tha se BE dhe ShBA konsiderojnë se kjo është “rruga e drejtë në të cilën duhet lëvizim për zgjidhjen e problemit” që rëndon rajonin tash e 20 vjet.

"Duhet seriozisht të shqyrtohet propozimi dhe të mendohet rreth mënyrës së miratimit e të punohet në te”.

Evropianët kanë investuar shumë përpjekje e punë për të afruar të dy palët.

"Të gjithë duhet të punojnë për gjetjen e zgjidhjes për këtë problem, ashtu që në rajon të vendoset paqja dhe stabiliteti. ShBA e mbështet 100 për qind propozimin e BE-së, korrekte është të thuhet se procesi nuk është i përfunduar deri nuk përfundon, por mendoj se ka përparime” tha ambasadori amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat