Mediet serbe sulmojnë raportuesin për Serbi, Vladimir Bulçik

Lajme

Mediet serbe sulmojnë raportuesin për Serbi, Vladimir Bulçik

Nga: F. B. Më: 28 janar 2023 Në ora: 09:43
Vladimir Bulçik

Pasi përfundoi draft-rezolutën ku Serbia kritikohet për mos vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë për agresionin në Ukrainë, kërkon ndërrimin e Vulin nga posti i drejtorit të Agjencisë Informative dhe ndarjen e frekuencave për televizionin rus “Russia Today”, raportuesi Vladimir Bulçik erdhi i paftuar dhe po përzihet në çështjet e brendshme të Serbisë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Si mëson gazeta ai erdhi me synimin për seri të re të bisedimeve të dialogut ndër-partiak në Kuvendin e Serbisë, që e pat udhëheq dy vjet më parë, por edhe bashkëpunimin mes Kuvendit të Serbisë dhe Parlamentit Evropian.

Gazeta shtron pyetje nëse është përshkrim i detyrave raportimi për çështjet e brendshme të nikoqirit, zgjidhje të kuadrove, të thërras në normalizimin e raporteve me Prishtinën me njohje të ndërsjellë, gjë që po gjen vend në secilin raportim të tij për PE.

Kësaj radhe për lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit me te udhëtoi edhe euro-deputeti Matjazh Nemec, i cili deklaroi se “mes nesh ka besim të madh aq sa janë sfidat e Serbisë dhe BE-së në rrugën e saj, por besojmë se së bashku do kemi sukses në vazhdimin e dialogut dhe respektimin e ndërsjellë”.

Deputet[t serb sipas marrëveshjes duhet të vizitojnë PE në mars, ndërsa euro-deputetët të vijnë sërish në Beograd në qershor, ashtu që të shkëmbehen informatat dhe hapur të diskutohet pa fshehur asgjë.

Delegacioni i PE është pritur nga kreu i Kuvendit Vladimir Orliç, shefat e grupeve parlamentare dhe deputetët, nga kryeministrja dhe presidenti i vendit.

Shefi i grupit parlamentar “Të gjelbrit – klubi i majtë” Radomir Lazoviçla thënë se ky është vazhdim i procesit të dialogut ndër partiak që duhet heq keqpërdorimet dhe ndikon në punën e Kuvendit. Ndërsa kreu i grupit parlamentar DS Zoran Lutovac nënvizoi se ka propozuar tema që do ndikojnë në atmosferën më të mirë në Kuvend edhe Serbi.

Deputetët kanë kritikuar raportin ndaj Serbisë të përpiluar nga Bilçik si jo korrekt, ndërsa burokrati evropian si e cilëson raportuesin gazeta se nuk është tema analiza e raportit, por është i gatshëm të bisedohet edhe për atë dokument.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat