Nga bukuritë malore të Kosovës, Dreshaj ka një porosi për faktorin politik në vend

Lajme

Nga bukuritë malore të Kosovës, Dreshaj ka një porosi për faktorin politik në vend

Më: 30 janar 2023 Në ora: 13:04
Ish-deputeti dhe zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj

Ish-deputeti dhe zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka kërkuar unitet për faktorin politik në vend.

Këtë mesazh e ka dhënë nga bukuritë malore të Kosovës atje ku ka takuar disa soditës të natyrës.

“Rrugës për në Bjeshkë takova djemë e vajza, gra e burra energjik që sodisin natyrën dhe kultivojnë turizmin fantastik që kemi. Shqiptarë të vërtetë nga të gjitha qytetet e Kosovës, njerëz të profesioneve të ndryshme , pasionantë që me vullnetin e tyre promovojnë bukurinë natyrore që kemi.
Ndalova për ti përshëndetur e përgëzuar për iniciativat e tyre.
Dhe bashkë me këtë foto dua të ndaj një mesazh për partitë politike në vend.
Në këto ditë të rëndësishme për të ardhmen e shtetit tonë, Kosovës, për gjakun e dëshmorëve, për eshtrat e të zhdukurve, për sakrificën ndërshekullore kombëtare, të kemi një unitet politik e shtetëror në interes të Kosovës shtet të pavarur e sovran. Vetëm të bashkuar mund të sfidojmë aleatin e Rusisë në Ballkan dhe Evropë, Serbinë.
Kjo është Kosova jonë e bukur që bashkë mund ta rrisim e zhvillojm
ë” shkruan Dreshaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat