Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar për mediet turke se ai angazhohet që me Beogradin së pari të arrihet njohja e ndërsjellë e pastaj të formohet asociacioni i komunave serbe, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.
"Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të ndershëm” ka thënë Kurti në intervistën për Radio televizionin turk TRT World, duke komentuar deklaratën e zëvendës ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit Eskobar se “Asociacioni i komunave serbe duhet të formohet” dhe se nuk bëhet fjalë për marrëveshjen e Kurtit, por marrëveshjen e Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas “RTS” Kurti ditë më parë para medieve shqipe ka pranuar mes rreshtave se ka asociacioni është i mundshëm , por vetëm pas njohjes së ndërsjellë dhe jo para saj.
"Vullneti i popullit të Kosovës, kushtetutshmëria dhe ligjet janë gjërat që më kanë detyruar të them se së pari duhet arrihet njohja e ndërsjellë e tek pastaj do të vijë te ndonjë shoqatë”, tha Kurti.
Në kontestin e përgjigjes së Eskobar, Kurti ka porositur se “është përvojë e hidhur dhe nuk duhet të harrohet situata n[ Bosnje dhe Hercegovinë me Srpsken”.