E zbusin pak Vuçiqin, thoshte se nuk shkon në Bruksel pa u formuar Asociacioni, takohet me Kurtin më 27 shkurt

Lajme

E zbusin pak Vuçiqin, thoshte se nuk shkon në Bruksel pa u formuar Asociacioni, takohet me Kurtin më 27 shkurt

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 15:45
Aleksander Vuçiq

Një takim i Nivelit të Lartë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u konfirmua të mbahet më 27 shkurt, pavarësisht se ky i fundit zotohej se nuk do të udhëtonte në Bruksel pa u formuar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Insajderi.

“Nuk vij si turist, mos më thirrni”, tha ditë më parë Aleksandar Vuçiq, ndërsa vetëm sot u konfirmua nga Bashkimi Evropian se liderët takohen pas dhjetë ditësh.

Kur Përfaqësues i Lartë i BE’së, Josep Borell, pati lajmëruar se do t’i ftojë liderët për të shtyrë përpara planin evropian për normalizim të marrëdhënieve, Vuçiq deklaronte se “le të shtyjnë çfarë të dojnë, por njëherë të tregojnë se çfarë kuptimi ka kjo”.

“Kurrë nuk jam shmangur të flas për asgjë, për asnjë çështje – por para kësaj, njëherë Asociacioni. Mos me telefononi të vij si turist dhe nuk me intereson kam qene ne Bruksel 200 here nëse më telefononi me lajmëroni se e kanë bërë Asociciacionin, kur ta bëjnë do të vij të diskutoj gjithçka tjetër”, thoshte Vuçiq.

Vuçiq, i cili udhëtoi për në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, tha sot se “ka një lajm të mirë që do t’ua kumtojë qytetarëve të Serbisë disa sot e disa pas shtatë ditësh për Kosovën”.

“Ajo që dua t’u them njerëzve është se ne do të mbrojmë vendin tonë, paqen, por edhe interesat jetike kombëtare. Nuk ka dorëzim”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat