Tubohet diaspora serbe në Amerikë, Gjuriq kërkon “të forcohen raportet ShBA-Serbi”

Lajme

Tubohet diaspora serbe në Amerikë, Gjuriq kërkon “të forcohen raportet ShBA-Serbi”

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 14:25
Ambasadori serb në Washington, Marko Gjuriq

Ambasadori serb në Washington, Marko Gjuriq, ka folur në hapje të konferencës së diasporës serbe në ShBA. 

Kosovo-Online shkruan se kjo konferencë është e para e këtij lloji e mbajtur “me sukses” në këtë shekull. 

“Ajo që më mbush me lumturi është se ky tubim nuk do të kishte ndodhur nëse në Serbi nuk do të ishte pjekur vetëdija për rëndësinë e tij. Për këtë tubim dhe për punën me njerëzit tanë në diasporë, jo vetëm që morëm mbështetje, por edhe urdhër të drejtpërdrejtë nga lidershipi më i lartë shtetëror serb, presidenti Vuçiq dhe Qeveria.” – nisi fjalën e tij Gjuriqi.

Ai shtoi se në këtë konferencë po merrnin pjesë nga gati të gjitha 50 shtetet amerikane. 

“Jemi në një pikë kthese të historisë, kur fati i popullit serb po vendoset në të gjitha pjesët e hapësirës tonë historike etnike – nga Beogradi në Kosovë dhe në pjesë tjera të ish-Jugosllavisë ku jetojnë serbët,” – u shpreh z. Gjuriq në fjalën e tij. 

Ambasadori serb ftoi të gjithë pjesëmarrësit që të diskutonin me përfaqësuesit e zgjedhur të vendeve prej nga vinin në ShBA për t’i përmirësuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes Serbisë dhe Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat