Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-kryetarit të Qendrës së LVV-së në Deçan

Lajme

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-kryetarit të Qendrës së LVV-së në Deçan

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 22:51
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në fshatin Rastavic të Deçanit, ku ka mbetur i vdekur Bilall Hadërgjonaj, ish-kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Deçan.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i tronditur pas këtij lajmi, ku ka thënë se do të ruajnë kujtime të mira e respekt për angazhimin dhe kontributin e tij jetësor.

Ai gjithashtu i ka shprehur ngushëllime familjes Hadërgjonaj.

Postimi i plotë:

I tronditur nga lajmi se ka humbur jetën në një aksident komunikacioni Bilall Hadërgjonaj, ish-kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Deçan. Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen Hadërgjonaj, që kanë humbur njeriun e tyre të dashur.

Z. Hadërgjonaj ka qenë një inxhinier i specializuar i bujqësisë, anëtar i Brigadës 134 të UÇK-së, kandidat për kryetar komune me subjektin tonë në zgjedhjet e vitit 2013 dhe asambleist në Komunën e Deçanit. Më pas ai mori vendimin të ndryshojë subjekt e të japë kontribut diku tjetër. Ne do të ruajmë prej tij kujtime të mira e respekt për angazhimin dhe kontributin e tij jetësor. U prehtë në paqe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat