Ahmeti: Marrëveshja e mirë, shpresoj të nënshkruhet

Lajme

Ahmeti: Marrëveshja e mirë, shpresoj të nënshkruhet

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 13:10
Ish-zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti

Ish-zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, që njëherë ishte pjesë e një delegacioni kosovar për negociatat me Serbinë, thotë se marrëveshja me bazë propozimin franko-gjerman i duket e mirë dhe se shpreson të nënshkruhet.

Duke thënë se “e ka bllokuar trurin nga propaganda”, në dy shtetet dhe nga përkrahësit dhe kritikët e Qeverisë së Kosovës, Ahmeti thotë se për të marrëveshja është e pranueshme.

“Marrëveshja është e mirë dhe shpresoj se do të nënshkruhet”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

“Vendosa të shikoj për gjëra të mira, duke e lexuar atë [propozimin evropian]. Po, aty ka rreziqe dhe gjëra të këqija, përfshirë Asociacionit, por është koha për të ecur para”, ka shkruar tutje Ahmeti.

Dje në Bruksel, pas pesë orësh bisedime, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell, tha se Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuciq e kanë pranuar propozimin evropian dhe ai më nuk negociohet.

Pas takimit, për herë të parë është publikuar i plotë propozimi evropian, që për disa muaj në masë është njohur si plani franko-gjerman. Ai plan ka 10 pika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat