Pacolli në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Kurrë të mos abuzojmë me idealet për atë që ata sakrifikuan

Lajme

Pacolli në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Kurrë të mos abuzojmë me idealet për atë që ata sakrifikuan

Më: 5 mars 2023 Në ora: 10:46
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shkruar në Facebook me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike të komandatit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij. 

Pacolli ka thënë se nuk duhet të abuzojmë me idealet për ata që sakrifikuan.

“Në të njëjtën kohë, nuk duhet të harrojmë asnjëherë vënien para drejtësisë, kudo dhe kurdo, autorët e kësaj masakre makabre.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Sot shenojmë 25 vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari me 54 anëtarë të tjerë të familjes Jashari. 

Kemi arsye të bollshme të ndihemi krenarë, të festojmë, të falënderojmë këtë familje dhe të lutemi për ata që sakrifikuan, (shumëherë) jetën e tyre për lirinë tonë që gëzojmë sot dhe kurrë të mos abuzojmë me idealet për atë që ata sakrifikuan!

Në të njëjtën kohë, nuk duhet të harrojmë asnjëherë vënien para drejtësisë, kudo dhe kurdo, autorët e kësaj masakre makabre.

Lavdia qoftë me familjen Jashari dhe komandantin legjendar Ademin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat