Vdes një zyrtar i Shërbimit Korrektues i Kosovës

Lajme

Vdes një zyrtar i Shërbimit Korrektues i Kosovës

Më: 11 mars 2023 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Ka vdekur një zyrtar i Shërbimi Korrektues i Kosovës, gjë të cilën e kanë bërë të ditur këta të fundit përmes një postimi në Facebook.

Ata  kanë publikuar edhe një telegram ngushëllimi për familjen e të ndjerit, ku ndër të tjera thuhet se kjo është humbje e madhe për SHKK-në.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Musa Sylaj.Z.Sylaj dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në”.

“Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, Sylaj të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat