Sekretari në Ministrinë e Mbrojtjes në Serbi, Nemanja Staroviq, ka thënë se është shumë e rëndësishme që Beogradi të mos shihet si fajtor në rast të dështimit të negociatave me Kosovën.
Në një paraqitje televizive në RTS u shpreh se ishte shumë e rëndësishme që institucionet në Prishtinë të fajësoheshin për mos-arritjen e marrëveshjeve për shkak të (sic) “qëndrimit rigjid politik duke refuzuar formimin e Asociacionit,”
Mirosllav Lajçak ishte në Beograd gjatë ditës së djeshme ku pati edhe deklarata të forta.
Ai tha se pjesë e rëndësishme e marrëveshjes ishte formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Megjithëse dëgjuam mesazhe të mira e të rëndësishme nga Lajçaku mbrëmë, nuk dëgjuam këto mesazhe prej tij kur ai ishte në Prishtinë,” tha z. Staroviq.
Sipas tij, zbatimi i planit nuk mund të bëhej pa formimin e Asociacionit, që sipas tij përbën “hapin zero” në implementimin e çfarëdo gjëje tjetër.
“Është e rëndësishme për ne që të jetë e qartë për publikun ndërkombëtar, se institucionet në Prishtinë, e kryesisht Kurti, janë fajtore për mungesën e marrëveshjes për qëndrimin rigjid politik në refuzimin e formimit të Asociacionit. Nuk ka ndarje të fajit në dy pjesë. Është e qartë se kush po pengon,” – u shpreh ai.
Sipas tij, ndërkombëtarët tashmë edhe do të merrnin masa ndëshkuese ndaj palëve që kundërshtonin marrëveshjen.