Studentët serbë marrin pjesë në bllokadat e institucioneve, shkak plani për Kosovën

Lajme

Studentët serbë marrin pjesë në bllokadat e institucioneve, shkak plani për Kosovën

Më: 22 mars 2023 Në ora: 09:58
Studentët serbë

Mbrëmë studentët e disa fakulteteve duke protestuar në qendër të Beogradit, kanë paralajmëruar se për shkak të planit evropian për Kosovën do të bashkohen në bllokadën e institucioneve shtetërore, të cilat i kanë paralajmëruar partitë parlamentare të mbledhura si “Opozitë shtet formuese”, për të premten, më 24 mars.

Në protestën para objektit të Fakultetit Filozofik u tha gjithashtu se studentët u kanë dërguar e-mail të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë.

Sipas tyre, ata kanë shprehur mendimin  për planin dhe për të nisur procedurën e shkarkimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për atë që pretendojnë se është shkelje e Kushtetutës.

“Përgjigja do të tregojë se kush është në të vërtetë përfaqësues i popullit”, u tha në tubimin ku morën pjesë disa qindra persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat