KEDS zë 500 konsumatorë duke keqpërdorur energjinë elektrike, akoma pa përfunduar muaji mars

Lajme

KEDS zë 500 konsumatorë duke keqpërdorur energjinë elektrike, akoma pa përfunduar muaji mars

Më: 23 mars 2023 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Akoma pa përfunduar muaji mars numri i keqpërduresve të energjisë elektrike ka shkuar në mbi 500 konsumatorë.

Në një komunikatë të KEDS, u bë e ditur se janë kryer plot 6124 kontrolle në distriktet dhe nën distriktet, 500 prej të cilëve rezultuan se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike.

“Përgjatë tri javëve të këtij muaji në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 6124 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën.

Prej tyre mbi 500 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike”, u tha pos tjerash në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat