Fillimi i Ramazanit 2023:Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

Lajme

Fillimi i Ramazanit 2023:Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

Nga: Beqir Sina Më: 24 mars 2023 Në ora: 18:08
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres, në mesazhin e tij në mesazhin për fillimin e muajti të shejtë të agjerimit Ramazanit kërkon “Paqe, respekt të ndërsjellë, solidaritet” :

UN New York : Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres, ka uruar muslimanët me rastin e muajit të Ramazanit.

Guterres publikoi mesazh të veçantë me rastin e muajit të Ramazanit.Ai në mesazhin e tij uroi muajin e Ramazanit muslimanëve në mbarë botën:

"Unë ju dërgoj të gjithë besmitarve musliman urimet e mia më të ngrohta ndërsa muslimanët në mbarë botën duke filluar të respektojnë muajin e shenjtë të Ramazanit," thotë Guterres, dhe shtonë: " Ky është një moment reflektimi dhe mësimi. Një kohë për t'u bashkuar në një frymë mirëkuptimi dhe dhembshurie, të lidhur nga njerëzimi ynë i përbashkët."

Më tutje Sekretari I Përgjithshëm ka theksuar se kjo është gjithashtu misioni i Kombeve të Bashkuara - për të nxitur dialogun, unitetin dhe paqen. 

"Në këto kohë sfiduese, mendimet e mia janë me ata që përballen me konflikte, zhvendosje dhe vuajtje. Bashkohem me të gjithë ata që kremtojnë Ramazanin për të bërë thirrje për paqe, respekt të ndërsjellë dhe solidaritet. Le të pranojmë frymëzim nga ky muaj i shenjtë dhe për të ndërtuar një botë më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë. Ramadan Karim," thuhet në mesazhin e Fillimit të muajit të shejtë të agjerimit të Ramazanit 2023 nga Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat